Në 6 vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit dhe publicistit të mirënjohur, Ramadan Musliu, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek varri i tij për ta nderuar dhe kujtuar atë.
Në homazhe të pranishëm ishin edhe personalitete të tjerë si poet dhe dashamirës të fjalës së shkruar si dhe përfaqësues të shoqatës së shkrimtarëve që mbanë emrin e tij.
Ndërsa sot nga ora 10:30 në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu”, organizon manifestimin tradicional të orës letrare “Metamorfoza e vjeshtës”.
Gjatë këtij aktiviteti pritet të bëhet edhe promovimi i librit “Poetika e transformimit në poezinë e Ramadan Musliut” të autorit, Sarë Gjergji.Aziz Zuka




