Gjilani ka sulmuar gjatë tërë pjesës së parë, por pa ia dalë që të shënojë. Që në minutat e para Bleart Tolaj tentoi me kokë, por topi shkoi jashtë shtyllës së djathtë. Në minutën 9, Bajraktari shërbeu Rrahmanin, por portieri Laroshi priti gjuajtjen e tij.
Kur kishte kaluar gjysmë ore lojë, Armend Thaqi dha goditje dënimi nga e djathta dhe topi në anën e majtë erdhi te Zeka, I cili gjuajti nga afërsia, topi u kthye nga transversalja në trupin e portierit të Llapit Laroshi dhe doli jashtë. Në pjesën e parë në dy raste për Gjilanin u shikua se a pati penalti, por pas shikimit të VAR-it doli se nuk pati. Krejt në fund të kohës shtesë të pjesës së parë, Arianit Hasani pati rast të mirë për të shënuar për Llapin, por për pak topi shkoi jashtë portës së Qoriqit./kryelajmi.com/.




