Futboll

Çfarë do të ndodhte nëse Vushtria nuk paraqitet edhe në një ndeshje, kush janë fituesit e kush humbësit më të mëdhenj

E paraparë që të zhvillohet sot, ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Ballkanit nuk u zhvillua. Suharekasit pritet që këtë ndeshje ta fitojnë me rezultat zyrtar 3:0. Ekip nga Vushtrria që është në krizë financiare, pritet që të dënohet edhe më tepër nga masa disiplinore e FFK-së, gjë e cila nga një ngarkesë shtesë.

Vushtrriasit duhet të kenë arsye të forta për të shpëtuar më lehtë e nëse ata nuk e luajnë edhe një ndeshje tjetër, atëherë rrezikojnë të përjashtohen tërësisht nga garat, gjë e cila do të prishte orarin e garave e gjithsesi se do të ndodhnin edhe ndryshme në tabelën e klasifikimit.

Nëse do të ndodhte një gjë e tillë, atëherë të gjitha ndeshjet që janë luajtur me ekipin vushtrrias do të anuloheshin. Në një rast të tillë humbësi më i madh do të ishte Malisheva, të cilët do mbeteshin pa gjashtë pikë të fituara ndaj klubit vushtrrias, derisa përfituesi më i madh do të ishte SC Gjilani, i cili është ekipi i vetëm që ka humbur nga Vushtrria dhe nuk do të humbte asnjë pikë, por vetëm do t’i afrohej ekipeve të tjera.

Kjo gjithsesi se do të sillte ndryshme në tabelë, derisa do t’i qiste një hije të keqe elitës së futbollit kosovar. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like