Libri

”Vjeshta Letrare e Gjilanit” këtë të shtunë mirëpret shkrimtarin Bardh Frangu

Kësaj të shtune, më 7 nëntor 2026, ora 12:00
në bibliotekën e qytetit në Gjilan, mirëpresim shkrimtarin e njohur Bardh Frangun, autor i këtyre veprave të botuara:
“Ora e shtëpisë”, poezi, botoi “Rilindja”, Prishtinë, 1989,
“Kohë të kauçukta”, roman, botoi “Rilindja”, Prishtinë, 1993,
“Fluturimi dhe rënia e Ben Balës”, roman, “Rozafa”, Prishtinë, 2010, “Laviret e duan atdheun më shumë”, poezi, OM, Prishtinë, 2013,
“Çelësi i zonjës Meri”, roman, shtëpia botuese OM, më 2019,
dramat:
“Udhëtim në përjetësi”, Teatri i Pejës, “Istref Begolli”, i 2017,
“Në sheshin e krenarisë”, dramë e shpërblyer si teksti më i mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrove në Ferizaj, në vitin 2006 dhe
“Duke pritur trenat”, dramë e inskenuar nga teatri i qytetit “Adriana Abdullahu”, në Ferizaj, në vitin 2016.
Bardh Frangu, gjatë karierës së tij letrare prej afro pesë dekadash, ka botuar dhe një serë tregimesh, shkrime të ndryshme publicistike e letrare si dhe është shpërblyer në disa nga konkurset e njohura letrare, në Kosovë e më gjerë.
Për krijimtarinë e tij letrare kanë shkruar, emra të njohur të kritikës letrare, Ramadan Musliu, Joakim Langsh, Adil Olluri, Afrim Demiri, Sarë Gjergji, Timo Mërkuri etj.
Përndryshe, Bardh Frangu, pas një karriere profesionale si mësimdhënës e gazetar shumëvjeçar, jeton e krijon në Ferizaj.

You Might Also Like