Futboll

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Drenica – Drita, ka gola të shënuar

Drita dhe Drenica kanë dhënë një paraqitje të pëlqyeshme në ballafaqimin në mes tyre, duke zhvilluar një lojë të hapur dhe me shumë raste.

Ishin të parët mysafirët që kanë shënuar në minutën 16 pas një harkimi nga e majta, në anën e kundërt është gjetur Albert Dabiqaj, i cili nga afërsia gjuajti me kokë dhe e dërgoi topin në rrjetë. Dhjetë minuta më pas, Drenica ndërtoi një aksion dhe topi është dërguar në brendi, të cilin e mundua t’a largojë Bytyqi me kokë, por dëbimi i tij ishte shumë qendror dhe topi arriti deri te Genc Hamiti, i cili gjuajti me të parën dhe qëlloi rrjetën për të barazuar rezultatin.

Në pjesën e parë pati edhe raste të tjera të mira nga të dy ekipet, por sulmuesit nuk u treguan efikas. Rasti më i mirë ishtë në minutën e tretë shtesë, kur qëlloi Bytyqi, topi ra në tërthorëse e prej aty në vijë të portës, por pa e kaluar atë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like