Futboll

Mbyllet pjesa e parë, Gjilani në epërsi ndaj Malishevës

Gjilani është në epërsi pas pjesës së parë ndaj Malishevës me rezultat 1:0, kurse vendasit kanë patur edhe mundësi të tjera për të shënuar.

Goli i parë erdhi në minutën 10, kur pas një aksioni të shpejtë në e majta Bilalli shërbeu Tolajn, kurse portieri Adnan Kanuriq me mund dërgoi topin në fundore. Pas ekzekutimit të këndores shkurtazi, Limani harkoi në brendi, ku më së larti u shkëput Bllaca, që me kokë qëlloi topin dhe e dërgoi në këndin e majtë të epërm për 1:0.

Në minutën 26, pas një kundërsulmi të shpejtë, Blerind Morina gjuajti nga largësia, por topi për pak shkoi mbi portë. Blerind Morina gjuajti edhe në minutën 38 nga largësia, por sërish topi për pak shkoi jashtë portës. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like