Gjilan

Komuna e Gjilanit me hapa konkretë në parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e viktimave

Komuna e Gjilanit me hapa konkretë në parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e viktimave.

Sot, në tryezën e përbashkët me institucionet e drejtësisë, sigurisë, shëndetësisë, arsimit dhe shoqërisë civile, diskutuam mbi sfidat dhe koordinimin ndërinstitucional për parandalimin e dhunës në familje dhe formave të tjera të saj.

Për ta fuqizuar Qendrën për Punë Sociale dhe për t’u dalë në krah qytetarëve në nevojë, kemi ndërmarrë këto masa:

Kapacitete më të larta në terren: Kemi siguruar veturën e dytë për QPS-në, për reagim më të shpejtë dhe prani më të madhe pranë familjeve, sidomos në rastet urgjente.

Staf shtesë profesional: Kemi hapur konkursin për rritjen e numrit të profesionistëve, me qëllim të trajtimit dhe përcjelljes më cilësore të rasteve.

Më shumë siguri në institucion: Kemi nisur vendosjen e kamerave të sigurisë dhe kemi arritur marrëveshje me Policinë e Kosovës për rritjen e sigurisë brenda QPS-së, duke mbrojtur kështu qytetarët dhe stafin.

Koordinim i drejtpërdrejtë: Po funksionalizojmë një numër të veçantë kontakti ndërmjet zyrtarëve përgjegjës për trajtimin pa vonesa të rasteve urgjente.

Mbështetje financiare për familjet strehuese:
Kemi përgatitur propozim-vendimin që parasheh:
• 200€ në muaj për familjen strehuese;
• 100€ për një fëmijë, 200€ për dy fëmijë dhe 300€ për tre fëmijë;
• 200€ për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe 200€ shtesë për familjen që kujdeset për ta.

Fushata vetëdijesuese: Në bashkëpunim me shkollat, institucionet shëndetësore dhe shoqërinë civile, do të vazhdojmë punën parandaluese përmes fushatave të vazhdueshme në terren.

Parandalimi fillon në familje, në shkollë dhe në shoqëri.

Bashkë po ndërtojmë një sistem lokal më të sigurt dhe më të përgjegjshëm për secilin qytetar!

You Might Also Like