Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan në kuadër të projektit “Iniciativa për Zhvillimin e Liderëve të Rinj të Ballkanit Perëndimor (BELI)”, kanë nisur trajnimet dedikuar Këshillit të Nxënësve. Programi përfshin një cikël të plotë prej 8 sesionesh, ku janë angazhuar 26 nxënës të përzgjedhur nga shkolla e që janë anëtarë të Këshillit të Nxënësve.
Të gjitha sesionet do të organizohen në prani fizike, kurse temat që do të trajtohen janë si në vijim:
Hyrje në Programin e Trajnimit dhe Roli i Këshillit të Nxënësve
Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut (Pjesa I)
Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut (Pjesa II)
Komunitetet jo-shumicë dhe të Margjinalizuara
Paragjykimet dhe Diskriminimi në Shoqëri
Shkolla Demokratike dhe Kultura Demokratike
Demokracitë Moderne
Ndarja e Pushteteve dhe Institucionet e Pavarura
Ndarja e Pushteteve dhe Institucionet e Pavarura (Pjesa II)
Vetëqeverisja Lokale në Kosovë
Politikat Rinore dhe Pjesëmarrja e të Rinjve
Aktivizmi për të drejtat e njeriut
Dokumentimi dhe monitorimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut
Mbrojtja nga diskriminimi dhe parandalimi i gjuhës së urrejtjes
Edukimi medial dhe mendimi kritik
Shëndeti mendor i të rinjve
Dhuna ndërmjet moshatarëve (Bullying) dhe siguria digjitale
Mbështetja ndërmjet moshatarëve
Promovimi i të drejtave të njeriut
Avokimi publik
Negocimi dhe dëgjimi aktiv
Barazia gjinore – Konceptet bazë Barazia gjinore në Kosovë
Stereotipet
Aktivitet përmbyllës Rrjetëzimi dhe ndërtimi i bashk



