Viti

Kryetari Haliti, vizitë në gjurmët e historisë dhe trashëgimisë arbëreshe

Kryetari Haliti, vizitë në gjurmët e historisë dhe trashëgimisë arbëreshe
Gjatë qëndrimit në San Cosmo Albanese, në Kalabri të Italisë, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zhvilloi një vizitë kulturore për t’u njohur nga afër me historinë, traditat dhe trashëgiminë arbëreshe të këtij vendi.
Vizita ofroi mundësinë për të njohur më mirë pasurinë kulturore të komunitetit arbëresh dhe përkushtimin e tij për ruajtjen e gjuhës shqipe, besimit dhe zakoneve, të përcjella nga brezi në brez ndër shekuj.
Kryetari Haliti vlerësoi këtë trashëgimi si një pasuri të përbashkët kulturore, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së saj dhe të forcimit të lidhjeve ndërmjet komuniteteve përmes shkëmbimeve dhe bashkëpunimit kulturor.
Ai falënderoi kryetarin e Bashkisë së San Cosmo Albanese, Damiano Baffa, dhe të gjithë nikoqirët për mikpritjen e përzemërt dhe mundësinë për t’u njohur më nga afër me historinë dhe vlerat e këtij vendi arbëresh.Aziz Zuka

You Might Also Like