ARSIMI

Prof. Asoc. Dr. Fakije Zejnullahu zgjedhet u.d. e Rektorit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Urimi i kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti

Kam kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të Komunës së Vitisë, t’i shpreh urimet më të përzemërta Prof. Asoc. Dr. Fakije Zejnullahut, me prejardhje nga Vitia, me rastin e zgjedhjes në pozitën e Ushtrueses së Detyrës së Rektorit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF). Ky emërim përbën një vlerësim të merituar për profesionalizmin, përvojën dhe kontributin e saj të çmuar shumëvjeçar në fushën akademike dhe institucionale. Është kënaqësi dhe krenari e veçantë për ne që një profesioniste e dalluar, e cila me punën, përkushtimin dhe dijen e saj ka dëshmuar vlera të larta profesionale, të marrë një përgjegjësi kaq të rëndësishme në udhëheqjen e një institucioni të arsimit të lartë. Vitia gjithmonë ka qenë dhe mbetet krenare për bijat dhe bijtë e saj që me sukseset dhe arritjet e tyre kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe të institucioneve tona. E nderuara profesoreshë Fakije, ju uroj shëndet, suksese dhe mbarësi në këtë detyrë të re, me besimin se përvoja dhe profesionalizmi juaj do të jenë në shërbim të avancimit të arsimit të lartë dhe zhvillimit akademik. Urime dhe suksese! Vitia është krenare me ju! thuhet ne urimin e kryetarit te komunes sw Vitisw Sokol Haliti Sokol Haliti.Aziz Zuka

You Might Also Like