Aktivitete javore në trafikun rrugor
Gjilan, 13 nëntor 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 06.11.2026 – 12.11.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e pesë (1695) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete si:
- Hetim i nëntë (9) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë e nëntë (59) ngasës.
Gjithashtu në kuadër të aktiviteteve të trafikut, Njësia për Sektor dhe Komunitet e Stacionit Policor në Gjilan në bashkëpunim me OJQ “Fuqia e Bashkimit Rinor” në Gjilan, kanë realizuar një aktivitet në terren me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunikacion, gjatë të cilit është bashkëbiseduar me drejtuesit e automjeteve duke përcjellë mesazhe vetëdijesuese për respektimin e rregullave të trafikut dhe rëndësinë e përgatitjes për sezonin dimëror, përfshirë pajisjen me goma dimërore dhe bartjen e zinxhirëve për borë.
Ky aktivitet kishte për qëllim vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik, parandalimin e aksidenteve dhe promovimin e një kulture më të lartë të sigurisë rrugore





