Libri

PËRKUSHTIMI KRIJUES I MEHMETALI REXHEPIT

 Shkruan: Sabit Rrustemi

Me 66 vite jetë e me mbi 45 vite krijimtari, Mehmetali Rexhepi , një krijues e veprimtar i pandalshëm e i pathyeshëm, duket të jetë në kulmin e krijimtarisë së tij letrare.
Para pak ditësh solli botimin më të ri poetik, “HIRËSI E FLLUSKUAR”. Kurse pak muaj më parë, edhe librin në prozë, “HIRËSI E MOTIT”, të cilin autori më me ëndje e quan roman.
Më herët, ky krijues i përkushtuar i letërsisë, i cili njëkohësisht shkruan me sukses edhe shkrime eseistike e publicistike, ka publikuar edhe librin me ese, ” ENIGMA E MAGJIKËS” si dhe një libër publicistik ” SELATIN NOVOSELLA – KRONIST I MALBREZAVET.
Të theksojmë me këtë rast se libri i tij i parë poetik, “FRYMË E FËRGUAR MYNXYRAVE”, pa dritën, si libër i tij i parë, që në vitin 1997…
Po, Mehmetali Rexhepi, fillesat letrare i shënon kah mesi i viteve shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Ishin masat shtypëse të kohës që, e penguan këtë krijues të nxitonte pak më shpejt drejt Parnasit letrar… drejt të cilit, eci megjithatë dhe, nuk u dorëzua për asnjë çast.
Si një nga lexuesit më të zellshëm të Rexhep Elmazit e Beqir Musliut, Mehmetali Rexhepi, formësoi indiividualitetin e tij krijues, pa u ngutur, pa u ndalur dhe, pa e humbur asnjëherë kurajon e një letrari që synim parësor ka vlerën artistike.
I pakursyer nga sprovat e jetës, sidomos gjatë dy dekadave të fundit të shekullit të kalauar, Mehmetaliu, u mësua të jetë i kursyer nga fjalët e tepërta që zvetnojnë krijimin letrar dhe, kjo vërhete gjerë e gjatë në opusin e tij krijues, si në poezi, ashtu edhe në prozë.
I mësuar nga përballjet e tij me sprovat e jetës, ai u mësua ta fsheh mendimin përmes figurave dhe, ta thotë artistikisht gjithmonë ate që ndjenë, anise në shikim të parë të duket se, porosinë e tij për brezat e ka fshur brenda shtatë drynave.
Kjo i mundësoi për të krijuar një art të qëndrueshëm .
Mos të harrojmë, Mmehmetali Rexhepi është dhe fitues i dhjetëra shpërblimeve letrare dhe, vashdon ende të shkruaj …

You Might Also Like