Bekim Isufi, kryetrajner i Dritës, tha se ekipi i tij ishte më i mirë në fushë dhe ka merituar më shumë se një pikë, por sipas tij, terreni i rënduar dhe mosefikasiteti ishin ato që vendosën.
“Patëm më shumë raste, patëm dëshirë më të madhe për fitore, por përkundër gjithë kësaj rezultati mbeti i barabartë. Gjilani pati një rast në fund falë gabimit tonë, gjë e cila mund të ndodh në një terren të tillë. Ne sulmuam shumë nëpërmjet ndërprerjeve dhe është mëkat që këta djem nuk shënuan së paku një herë. Ata nuk e morën maksimumin për atë që e dhanë”, ka thënë Bekim Isufi, kryetrajner i Dritës.