Viti

Marrëveshje me zviceranët

Komuna e Vitisë, GVL “Vitia”, Zyra për Investime dhe mbështetje të bizneseve dhe Qendra Rinore, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Projektin “APR-Swiss Intercooperation”

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një Marrëveshje bashkëpunimi me Projektin “APR-Helvetas Swiss Intercooperation”. Kjo marrëveshje ka për qëllim fuqizimin e partnerëve lokal dhe qëndrueshmërinë e tyre për vitet e ardhshme. Kryetari Haliti ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur komuna e Vitisë me projektin APR, dhe ka theksuar se do të vazhdojnë edhe më tej në të ardhmen për realizim të projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë, bujqësisë dhe zhvillimin e aktiviteteve rinore. Marrëveshje bashkëpunimi me Projektin APR – Sëiss Interacooperation, u nënshkrua edhe me Grupin Lokal të Veprimit “Vitia”, Zyra për Investime dhë mbështetje të bizneseve, si dhe me qendrën Rinore.

Përfaqësuesit e Projektit “APR – Swiss Interacooperation”, kanë bërë të ditur se kjo marrëveshje ndërmjet partnerëve strategjik, ka për qellim qe të rinjtë, fermerët dhe bizneset e komunës së Vitisë, të gjenerojnë më shumë të ardhura dhe vende të reja pune.Aziz Zuka

You Might Also Like