Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur një seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës së pavarësisë së Kosovës. Kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, duke e mbajtur një fjalë rasti, ka folur rreth rrugëtimit të të popullit të Kosovës nëpër etapa, deri në pavarësinë e vendit. Ai përmendi kontributin shumë të çmuar të presidentit historik Ibrahim Rugova, në krijimin e miqësisë me shtetet të cilat ndihmuan fuqishëm në çlirimin e vendit. “Në ditën e Pavarësisë, kujtojmë kontributin e madh që kanë dhënë të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, të cilët sakrifikuan jetën për të çliruar vendin e duke u rreshtuar në radhët e UÇK-së. Po ashtu duhet mos harruar mbështetjen e miqve tanë që ndihmuan Kosovën para, gjatë dhe pas luftës. “Ne sot përulemi para veprës së dëshmorëve dhe atyre veprimtarëve që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi”, tha Pira.
E zv. kryetari i komunës Hasan Aliu, ka thënë se sot shënojmë këtë festë të madhe të Pavarësisë së Kosovës, për të cilën të gjithë se bashku punuam dhe sakrifikuam shumë. Kurse Hasan Alia, nënkryetar I komunës veq tjerash tha “Kosova si shtet i
pavarur, me integritet dhe sovranitet të garantuar territorial, me subjektivitet të plotë ndërkombëtar, si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit, sot po feston 10-vjetorin e të bërit shtet. Sot, dua ta kujtoj në mënyrë të veçantë Presidentin historik të Kosovës, arkitektin e Pavarësisë dr. Ibrahim Rugova dhe kontributin e tij në shtet ndërtimin Kosovës, si dhe miqësinë që ka krijuar ai me të gjitha vendet mike në të gjitha proceset që na kanë sjellë deri këtu, që Kosova sot të jetë shtet i pavarur, të jetë shtet sovran, shtet i pranuar nga mbi 116 vende anekënd botës dhe që rinia dhe populli i Kosovës sot e gëzojnë lirinë dhe pavarësinë e saj. Sot, dua të kujtoj heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe të gjithë ata që me vullnetin dhe përkushtimin e tyre punuan dhe u flijuan për të ardhmen e këtij vendi, ka thënë zv. kryetari Hasan Aliu. Kurse kryetari Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve në Viti Qemajl Rexhepi, u shpreh se me 17 shkurt, duhet festuar sepse për këtë ditë u derdh gjak e u flijuan mijëra dëshmorë. Ai bëri thirrje që të punohet në të mirën e vendit dhe të qohet në vend amaneti i dëshmorëve të lirisë.
Në këtë seancë solemne , Institucionet komunale kanë nderuar me dekorata dhe mirënjohje familjarët e gjithë dëshmorëve të komunës së Vitisë, ndërkohë më pas, aktivitetet kanë vazhduar
me shfaqjen e filmit dokumentar “Pabesia” , që I kushtohet heroit të kësaj ane ballistit “Robinhudit” ta Anamoravës dhe klaradakut të fundit Hasan Remnikut I cili mbijetoi në male bashk me disa shok të tjerë deri ne vitin 1951. E me një koncert festiv ku u shfaq një program i pasur kulturo-artistik.Aziz Zuka