OPINION

Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë këtë zvarritje

Ditët po ikin dhe qytetarët po presin se çfarë po bëjnë udhëheqësit e tyre. Demarkacioni është bërë sikur thembra e Akilit për institucionet e Kosovës. Prandaj në këto momente kur qytetarët kanë nevojë dhe është interes shtetëror që të lëvizin lirshëm në zonën shengen institucionet e Kosovës duhet në afat sa më të shkurtë të mbyllin këtë çështje tejet të zgjatur. Miratimi I demarkacionit përveç aspektit të rregullimit të kufijve hap edhe rrugë për dalje nga kjo geto jo me vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Duhet të lihen inatet politike dhe partiake dhe të mbizotëroj arsyeja dhe të mbyllet historia e demarkacionit me Malin e Zi. Duhet të kalohet për mbi egot personale dhe të punohet për interes shtetëror. Përgjegjësia është e madhe për çdo deputet dhe lider politik .Askush nuk mund ti ik përgjegjësisë politike, morale e institucionale. Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë këtë zvarritje. Izmi Zeka.

You Might Also Like