Viti

Komuna e Vitisë nderon dëshmorët në ditën e tyre

Aktivitetet për nder të 5 Majit- Ditës së dëshmorëve të Komunës së Vitisë, kanë filluar sot me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Viti. Me këtë rast një delegacion i kësaj komune në krye me kryetarin Sokol Haliti, kanë vendosur kurora lulesh pranë varrezave të dëshmorëve për të përkujtuar dhe nderuar dëshmorët vitias të cilët ranë për lirinë e vendit. Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, subjekteve politike, të shëndetësisë, policisë, familjar të dëshmorëve, qytetarë të shumtë. Përndryshe gjatë ditës së sotme Kuvendit Komunal i Vitisë, do të mbaj edhe një seancë solemne për nder të kësaj dite.

Në kuadër të aktiviteteve për nder të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Vitisë, sot pos homazheve në varrezat e dëshmorëve në Viti, është mbajtur nga Kuvendi Komuna i kësaj komune edhe një seancë solemne.

Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, në seancën solemne për nder të 5 Majit- Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Vitisë ndër tjerash, ku merrnin pjesë edhe strukturat institucionale të Vitisëë, përfaqësues të partive politike ,të

shoqatave të veterabve të luftës ,ata të familjeve të dëshmorve si dhe për herë të parë në një ngjarje të tillë në këtë komunë u dukën edhe dy personalitete nga Qeveria e Kosovës nga kjo komunë, Bajram Hasani,mimnistër I tregëtisë dhe Industrisë dhe Faruk Nura zv.ministër I Diasporës, tha se populli shqiptarë krenohet me veprën e dëshmorëve. “ Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën udhëheqjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe sakrifica sublime e shumë të rinjve dhe të rejave anembanë Kosovës bëri që sot çdo qytetar i komunës sonë të përkulet me nderin dhe respektin më të madh pranë tyre dhe familjeve të tyre. Kujtimi për dëshmorët që vendosën themelet e shtetit tonë na bënë neve jo vetëm krenar por edhe të përgjegjshëm për vlerat e lirisë dhe demokracisë së shtetit tonë ”, u shpreh kryesuesi Pira.

E Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur mbi sakrificën e dëshmorëve për lirinë e vendit. “ Duke mbajtur në mendje guximin e trimave tanë, duke kujtuar rrugëtimin më shumë sakrifica drejtë shtetësisë dhe duke mbajtur në mendje veprën madhore dhe hyjnore të atyre që lanë familjet mbrapa dhe u dolën plumbave para për të realizuar ëndrrën e tyre dhe të popullit, ne sot kujtojmë të gjithë ata që mbi vete morën epitetin më të lartë për tu bërë dëshmorë të kombit” u shpreh Kryetari Haliti duke shtruar pyetjen se a ka epitet më sublim

dhe a vepër më hyjnore, se ti përgjigjesh thirrjes së atdheut dhe popullit për shpëtim.

Në emër të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Dega në Viti, ka folur Qemaj Rexhepi i cili ndër tjerash potencoi se në këtë ditë nuk jepen ngushëllime por duhet të urohet pasi që sipas tij dëshmorët e rënë për liri nuk vdesin. Ndërkaq Avdyl Bajrami nga OVL- UÇK, dega në Viti, ka paraqitur nga një biografi të shkurtë për 29 dëshmorët e rënë të kësaj komune. Kurse më pas është mbajtur edhe një manifestim, ku para të pranishmëve është paraqitur me një program të pasur A.K.V “Kemajl Azizi” nga Viti. Ndërkaq gjatë ditës së sotme të pranishmit kanë vizituar edhe ekspozitën me temën “Viti Mba

You Might Also Like