LAJME

Haziri ka pritur udhëheqësit e auditorit të Polonisë, Shqipërisë dhe Kosovës

Gjilan, 4 maj 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim miqësor Krzysztof Këiatkoëski, kryetar i Auditorit Gjeneral të Polonisë, njëkohësisht ish ministër në qeverinë e Republikës së Polonisë, kur Kosova ishte në fazën e shpalljes së pavarësisë, pastaj Bujar Leskaj, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, në Republikën e Shqipërisë, të shoqëruar nga udhëheqësi i Auditorit Gjeneral të Kosovës, që temë diskutimi kishin rolin e bashkëpunimit ndërinstitucional, ndërshtetror, pastaj zhvillimi dhe punën që duhet bërë para integrimit në BE etj.

“Kam pritur sot në një takim miqësor dy udhëheqësit më të lartë të auditorit general të Polonisë dhe Shqipërisë, të cilët në të kaluarën kishin pozita ekzekutive në qeveritë e vendeve prej nga vijnë. I njoftova ata për Gjilanin në përgjithëesi si qendër e regjionit lindje, për procesin e ndërtimit dhe prioritetet që kemi vendosur në kontrollin e plotë të parasë publike dhe investimeve në bazë të prioriteteve, për të ardhmen deri te rendësia shumë e madhe e lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në Bashkimin Evropian”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Nga ana e tij Krzysztof Këiatkoëski, ka pohuar se Kosova dhe Gjilani në veçanti, kanë një detyrë zhvillimin dhe punën e pandalshme në rrugën evropiane. Ai ka falënderuar kryetarin Haziri për mirënjohjen e ndar dhe ka uruar që në vizitën tjetër të shpejtë, Kosova të ketë liberalizimin e vizave.

Kurse, Bujar Leskaj, ka falënderuar institucionet e Kosovës për zhvillimin e tyre në hap dhe sipas parimit demokratik të Bashkimit Evropian. Ai njëkohësisht ka potencuar se ndryshimet në Kosovë shihen në çdo fazë të vitit.

Dy përfaqësuesit e delegacioneve, i kanë dhënë mbështetje për punë në zhvillim të Gjilanit kryetarit Haziri, siç e kanë quajtur ata një politikan me përvojë të gjatë dhe të dëshmuar si udhëheqës në shërbim të qytetarëve pavarësisht nga pozita që ka mbajtur deri më tani.

You Might Also Like