Futboll

Hyseni: Na mbetet të luajmë mirë në Gjakovë

Alban Hyseni ka komentuar barazimin me Drenicën, duke thënë se nuk mjafton vetëm loja e mirë.

“Shënuam golin në momentin më të mirë, por pastaj pësuam nga një moskordinim i mesfushës me mbrojtjen. Patëm disa raste për të shënuar, por kundërshtari ishte me fat”, deklaroi Hyseni për SuperSport.

Ai theksoi se para ndeshjes kishte punuar shumë në aspektin psikik.

“Jemi munduar të punojmë në aspektin psikik dhe ketë e dëshmuam, pasi skuadra krijoi shumë raste, por fati nuk ishte me ne në finalizimin”, shtoi Hyseni.

Krejtësisht në fund, ai foli edhe për ‘finalen’ e barazhit me Vëllaznimin.

“Do të shkojmë në Gjakovë për ta kryer punën siç është më së miri”, përfundoi Hyseni.

You Might Also Like