Futboll

Feti Murseli mban betimin, pasi Drita u bë kampion del para medieve

Drita arriti barazim pa gola me Prishtinën, barazim i cili ia dha trofeun e dytë në histori të klubit, shkruan futbollikosovar.com

Drejtori i Përgjithshëm i Dritës, Feti Murseli, u shpreh i kënaqur me fitimin e titullit, ai foli rreth projektit fillestar që ka pasur kryesia, pastaj foli edhe për transfere dhe për stabilitetin financiar të Dritës:

“Pata deklaruar fillimisht se vetëm nëse bëhemi kampion do të dalë para mediave, dhe tani është momenti. Jemi qe dy vite në klub, projekti i klubit fillimisht ka qenë që tri vitet e para të kyçemi në futbollin e Kosovës dhe të shohim se çka duhet që të ngjitemi më lartë por ja ku jemi, brenda dy viteve të shpallemi kampion. Drita e ka stabilitetin financiar dhe do ta ketë. Gjatë afatit kalimtar do të bëjmë disa freskime. Në Gjilan janë mbi 5 mijë qytetar që po na presin por unë besoj se ky numër do të arrijë në 10 mijë.” përfundoi Murseli

You Might Also Like