Futboll

Në Pozharan filluan punimet për rivitalizimin e stadiumit “ Ibrahim Kurteshi”

Më në fund pas disamuajshe zvarritjeje, sot në Pozharan kanë nisë punët përkatësisht është vënë gurthemeli për ndërtimin e Stadiumit të Futbollit “Ibrahim Kurteshi”. Në ceremoninë e fillimit të punëve në rivitalizim të këtij stadium, ku ndeshjet i zhvillon KF “Vllaznia” ish anëtarë tashmë e Supërligës së Kosovës e cila sivjet shënon 45- vjetorin e ekzistimit, ishin prezent një numër i madh i qytetarëve, sportdashësve dhe të tifozerisë së Vllaznisë të quajtur “Tigrat e zi”.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor,  por edhe Feriz Pira, ndër themeluesit e parë të klubit të futbollit “Vllaznia”-Pozharan dhe të tjerë kanë hedhur sot në Pozheran gurëthemelin për ndërtimin e stadiumit të futbollit “Ibrahim Kurteshi. Përndryshe në këtë stadium deri me tani stërvitjet dhe ndeshjet i ka zhvilluar KF. “Vllaznia” e Pozharanit e cila ka arritur suksese në futbollit duke garuar edhe në Superlingën e Kosovës,por që nuk mundi të mbijetojë më gjatë se një vit në elitën e futbollit të Kosovës pikërisht për shkak se të gjitha ndeshjet i zhvilloi si mysafire në mungesë të një stadiumi i cili do ti plotësonte kushtet për gara në Superligë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur rreth punës së institucioneve komunale për angazhimin e tyre në ndërtimin e këtij stadiumi. “ Ne si komunë kemi arritur më në fund të përfundojmë procedurat dhe atë së bashku me Ministrinë e Kulturës, që të fillojmë me ndërtimin e stadiumit i cli bazuar në projekt do të këtë Zhveshtoret moderne, Tribunat për rreth 3 mijë shikues si dhe fushën Sintetike dhe atë si bashkëparticipim në këtë projekt”, u shpreh Kryetari Haliti.

Ai bëri me dije se me projektin e paraparë do të rregullohet fusha sportive, tribunat dhe zhveshtorët duke shpresuar se ndërtimi i stadiumit do të përfundoj në

planin e paraparë dhe me cilësinë e duhur. Kryetari Haliti ndër tjerash shtoj se ai mbetet i përkushtuar të krijoj hapësira të mira për zhvillimin e disiplinave sportive. Kurse Shpend Musa, Kryetari i KF “Vllaznia”- Pozharan ka falënderuar kryetarin Haliti dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të tjerë për këtë projekt duke potencuar se ky projekt është pritur me padurim nga KF “Vllaznia” dhe tifozët si dhe qytetarët e Pozharaanit por jo vetëm kaq ndërtimit të këtij stadium u janë gëzuar edhe sportdashësit nga të gjitha fshtrat e komunës së Vitisë të cilat gravirtojnë nëë këtë këtë lokalitet më të madhë të Vitisë dhe njërit nga më të mëdhatë në Republikën e Kosovës.

Ndryshe bazuar në projektin e tenderuar , rivitalizimi i këtij stadiumi të futbollit do të këtë një kosto prej rreth 420 mijë euro dhe është projekt dyvjeçar e duhet të kryet në vitin e ardhshëm. Aziz Zuka

You Might Also Like