Viti

U mbajt mbledhja e tretë Këshillit Komunal për Sigurinë Bashkësi

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ka mbajtur të enjtëën mbledhjen tretë të rregullt. Në këtë takim në veçanti është folur mbi çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në këtë komunë. Kapiteni Agim Lipovica, komandat i Stacionit Policor në Viti, e ka vlerësuar si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë, si dhe ka folur mbi rastet e aksidenteve në trafik, vjedhjeve dhe dukurive të tjera. Ai ka njoftuar se rastet e vjedhjeve kanë shënuar rënie drastike, ku muajve të fundit është raportuar vetëm për një tentim vjedhje. Kurse për patrullimet në trafik, kapiteni Lipovica tha se për gjatë muajit maj janë shqiptuar diku 110 kundërvajtje.

Po ashtu ka bërë të ditur për planin operativ në muajt në vazhdim, sidomos për sezonin e dasmave, ku mund të ketë edhe gjuajtje me armë, me që rast do të ketë sanksionime për gjithë ata që prishin rendin dhe qetësin publike. Kurse zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka njoftuar për shqyrtimin e kërkesave që janë paraqitur në mbledhjen e kaluar të KKSB, e të janë ngritur si shqetësime nga qytetarët.

Ai theksoi se gjitha shqetësimet dhe kërkesat që parashtrohen në këtë mekanizëm, shqyrtohen me përpikëri nga Institucionet Komunale. Imri Emerllahu, Koordinator i EVSB-së në Viti, përmendi disa shqetësime të

përgjithshme që kanë të bëjnë me sigurinë si shkolla e vjetër në Sllatinë të Epërme, që siç tha po paraqet rrezik për sigurinë e nxënësve për shkak të mundësisë së rrëzimit të mureve, pastaj puset e hapura në shumë lokalitete, prerja ilegale e pyjeve etj. Aziz Zuka

You Might Also Like