LAJME

Në 45-vjetorin e themelimit të “Radio Gjilanit”, Haziri zotohet për mbështetje

Gjilan, 4 korrik 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar sot “Radio Gjilanin”, medium i cili sot shënon 45 vjetorin e themelimit si radio e para në Gjilan, duke i uruar për punë të palodhur deri më tani dhe duke përshëndetur aktivitetin e jashtzakonshëm të kohës para çlirimit të vendit.

Haziri nga afër është informuar për punën që bënë ky medium, kushtet në të cilat punon dhe kapacitetet profesionale të cilat e kanë përcjellur këtë radio që nga themelimi e deri më tani.

Kryetari Haziri ka shprehur interesimin e tij për gjendjen dhe situatën jo te lakmueshme teknike dhe ambientet e mediumit, të cilat nuk janë renovuar me vite të tëra dhe ka premtuar mbështetje të vazhdueshme në kuadër të mundësive që ka Komuna e Gjilanit për ta ndihmuar ngritjen e këtij mediumi, që është ikonë e Gjilanit.

Kurse, në emër të “Radio Gjilanit”, Nijazi Selimi ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe interesimin që ka shprehur për mbështetje dhe për bashkëpunim të vazhdueshëm.

You Might Also Like