LAJME

Ibrahim Matoshi është krejtësisht i pafajshëm dhe duhet të lirohet sa më parë

Gjilan, 15 gusht

Nuk është ky rasti i parë që policia serbe arreston në kufi qytetetarët e Verbicës (së Kmetocit), në këtë rast bashkëvendasit e mi!
Rasti i parë i pas luftës i arrestimit nga policia serbe, ishte me Abdullah Robellin (tani i ndjerë).
Arrestimi i djeshëm i bashkëvendasit tim, Ibrahim Matoshi, i cili po kthehej në Gjermani atje ku jeton dhe punon me nder me familjen e tij, për ne është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm si akt i dhunës dhe shkelje e të gjitha konventave ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Ibrahim Matoshi, stomatolog në Gjermani, vie nga një familje përparimtare atdhedashëse, me prejardhje nga Gmica, ku të parët e tijë ishin vendosur pas dëbimit masiv të dhunshëm – golgotës shqiptare, më 1878, nga Toplica.

Ibrahim Matoshi ishte shembull për të mirë i nje të riu shqiptar të edukuar, i urtë dhe entuziast pēr dije e përparim.

Me këtë rast, kërkojmë nga institucionet tona shtetërore, të përdorin autoritetin e tyre tek mekanizmat ndërkombëtar të BE-së, që të bëjnë të mundur lirimin e menjëhershëm nga burgu në Serbi, të Ibrahim Matoshit, nga Verbica.

Shefik Surdulli, keshilltar komunal nga PDK, me banim në Verbicë të Kmetocit

You Might Also Like