Viti

Konfiskohen dhe asgjasohen mbi 500 kilogramë mall me afat të skaduar

Drejtoria e Inspeksionit, përkatësisht inspektorët komunalë në bashkëpunim me stacionin policor në Viti, kanë konfiksuar dhe asgjësuar produkte të dyshimta në Viti.

Inspeksioni Komunal ka asgjësuar mbi 500 kilogram mall me afat të skaduar dhe pa dokumentacion përkatës pasi janë kapur nga policia.

Këtë e ka konfirmuar për Plus Tv, Skender Ahmeti i cili ka thënë se Policia në qytet ka ndaluar një të dyshuar i cili me veturën e tij po transporonte gjëra ushqimore për fëmijë dhe londra e që është konstatuar se janë të dyshimta dhe që janë konfiskuar dhe asgjësuar.

“Nga policia një person është zënë duke bërë transport në veturën e tij me produkte të dyshimta. Gjatë kontrollit është vërejtur se ai po transportonte mall pa dokumentacion përkatës dhe pa afat. Policia ka konfiskuar mallin, kishte pasur me ushqim të fëmijëve me afat të skaduar dhe lodra, pa dokumentacion përcjellës. Bëhet fjalë diku për mbi 500 kilogram mall dhe që është asgjësuar sipas rregullave”, tha Ahmeti duke shtuar se malli ka paraqitur rrezik për fëmijët dhe qytetarët në përgjithësi. A. Zuka

You Might Also Like