Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ka vazhduar me serinë e fitoreve, kësaj raadhe duke e mposhtur Klubin e Volejbollit Gryka me rezultat të pastër 3:0.
Në setin e parë, gjilanaset kanë ngadhënjyer me rezultat 25:17, duke paralajmëruar se edhe në setet e radhës nuk do të kenë vështirësi për të ngadhënjyer.
E dobësuar pa Kadriun, Mehmetin e Lekën, që karrierën po e vazhdojnë jashtë vendit, Prengës, Hysenit e Shabanit i janë bashkëngjitur lojtaret e tjera të reja, të cilat me plot sukses po i zëvendësojnë ato.
Edhe në setin e dytë, vashat që drejtohen nga Lorik Iliazi dhe Valon Zymberi, e kanë fituar setin me rezultat 25:13.
Drita që tashti është bërë me udhëheqje të re, ku kryetar është zgjedhur Jakup Shabani, prêt që në të ardhmen të jetë edhe më e fuqishme, kurse setin e tretë e ka përmbyllur me rezultat 25:22.