Gjilan

NUK PARASHIHET MBYLLJA E DEPONISË NË VELEKINCË, POR RIKONSTRUKTIMI DHE ZGJERIMI I SAJ

Ditëve të fundit është folur shumë për deponinë sanitare në Velekincë. Madje, ka pasur edhe deklarime se ajo as nuk do të mbyllet dhe as nuk do të zgjerohet.

Por, përtej deklaratave, çfarë parasheh dokumentacioni zyrtar?

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 13/159, i datës 13.09.2023, në pikën 1, miraton shqyrtimin e mëtejshëm të kërkesës për shpronësim për interes publik. Në mesin e projekteve të përfshira në këtë pikë figuron shprehimisht edhe: Rikonstruktimi dhe zgjerimi i “Deponisë Sanitare” ekzistuese në Velekincë, për rajonin e Gjilanit, Zonat Kadastrale: Velekincë dhe Uglarë, Komuna e Gjilanit.

Madje, për këtë projekt ishte thirrur edhe debat publik, më 14 shkurt 2025, në Gjilan, për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) lidhur me zgjerimin e deponisë së mbeturinave. Debati ishte paraparë të organizohej nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Gjilanit.

Pra, dokumenti zyrtar nuk flet për mbylljen e deponisë, por për rikonstruktimin dhe zgjerimin e saj.

Nëse sot deklarohet se nuk do të ketë as mbyllje dhe as zgjerim, atëherë lindin pyetjet që kërkojnë përgjigje:

1. A ekziston ndonjë vendim i ri që e ka ndryshuar ose shfuqizuar Vendimin e Qeverisë të vitit 2023?

2. Pse, më 14 shkurt 2025, është organizuar debat publik nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Gjilanit, për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis lidhur me zgjerimin e deponisë?

Qytetarët kanë të drejtë ta dinë të vërtetën!

Foto: BIRN / Denis Sllovinja

Dokumentet zyrtare mund t’i gjeni këtu:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=81360

https://gjilan.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/01/Degjim-publik-per-rehabilitimin-e-deponise-sanitare-ne-Velekince-14-shkurt-2025.pdf

You Might Also Like