Viti

Ndihmohen 40 familje familje skamnore të Vitisë me gjëra ushqimore dhe në veshmbathje

-Sipas Basri Aliut Drejtor I Drejtorisë komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, Donacionet në veshmbathje janë siguruar nga “Caritas Kosova”, kurse pakot ushqimore nga shoqata “Vitia”-me seli në Gjenevë.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Zyrën për Mërgimtar dhe Këshillat të Fshatrave, kanë shpërndarë ndihma për 40 familje skamnore të komunës së Vitisë.

Sipas Basri Aliut, Drejtor i Drejtorisë komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, Donacionet në veshmbathje janë siguruar nga “Caritas Kosova”, kurse pakot ushqimore nga shoqata “Vitia”-me seli në Gjenevë.

Edhe donatori, Sokol Shaqiri, ka shpërndarë 1000 kg miell për familjet skamnore në këtë

komunë. E këtij aksioni i është bashkangjitur edhe Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i cili ndër tjerash falënderoj të gjithë bamirësit që po mendojnë për ato familje të cilat kanë nevojë për ndihmë.

Aziz Zuka

You Might Also Like