Futboll

Skuadra e Gjilanit i rikthehet përgatitjeve

Gjilan, 2 Shkurt-Ditën e sotme Gjilani i është rikthyer stërvitjeve.Seanca e sotme stërvitore u mbajt në fushën ndihmëse.

Pas dy ditëve pushimi që lojtarët i kishin,ata ditën e sotme i janë rikthyer përgaditjeve për pjesën pranverore të edicionit të sivjetëm në Ipko Superligë.

Stërvitja e sotme e drejtuar nga kryetrajneri Pajaziti, u mbajt tek fusha ndihmëse në Gjilan dhe zgjati dy orë.

Në seancën e sotme stërvitore munguan Kushtrim Shabani dhe Vilfor Hysa të cilët kishin probleme muskulore, ku shumë shpejtë do të rikthehen me skuadrën dhe të vijojnë përgaditjet për startin e kampionatit.Pjesa tjetër e futbollistëve ishin prezent në grumbullimin e sotëm.

Gjilani ditën e nesërme zhvillon testin e radhës miqësor kundër skuadrës së Kekut, me ndeshjen që zhvillohet tek fusha ndihmëse dhe fillon nga ora 13:00.

You Might Also Like