Muzikë

Shaqir Hoti prezantoi para nxënësve të Shkollës së Muzikës instrumente të ndryshme nga tradita shqiptare

 

 

Interpretuesi dhe punuesi i instrumenteve tradicionale shqiptare me të fryer, z. Shaqir Hoti prezantoi para nxënësve të Shkollës së.Muzikës – Gjilan instrumente ndryshme nga tradita jonë që nga instrumenti – okarina, më se 5000 vjeçare (e gjetur ne Runik) e deri te llojet e ndryshme të fyejve, mezhnicës, etj. Edhe nxënësit e Shkollës së Muzikës patën mundësi që përveç të dëgjojnë dhe shijojnë tingujt e interptuar nga baca Shaqir, të provojnë interpretimin në okarinë dhe instrumente tjera. Këtë prezantim të përkrahur nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet e përshëndeti edhe drejtori i DKA-së z.Nazim Gagica dhe zyrtarja e arsimit znj. Majlinda Hoxha, të cilët në shenjë të falënderimit i ndanë Mirënjohje z. Shaqir Hoti, për kontributin e dhënë në avancimin e traditës muzikore shqiptare. Drejtori i shkollës Kushtrim Jakupi falënderoi rapsodin Shaqir Hoti duke shprehë kënaqësinë që nxënësit patën mundësinë të njihen për së afërmi me instrumentet e traditës tonë si dhe shprehi nevojën e përfshirjes së tyre edhe më të madhe në kurrikulat shkollore të të gjitha niveleve.

Kjo vizitë në Shkollën e Muzikës vije një ditë pasi artisti i njohur u dekorua nga Presidenca e shtetit me dekoratën presidenciale “mjeshtër i merituar”. Kushtrim Jakupi.

 

You Might Also Like