Gjilan

Në Gjilan nis trajnimi për prodhimin dhe paketimin e artizanatit bazë ekologjik

Gjilan, 5 mars 2019 – Në Gjilan në kuadër të projektit “Ndërtimi i konkurrencës përmes bashkëpunimit dhe inovacionit, qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale”, sot ka filluar trajnimi tre ditor i sesionit të fundit të trajnimeve për artizanate nga rajoni i Gjilanit dhe rajonit të veriut të Maqedonisë Veriore.

Projekti është në përputhje me politikat kryesore të BE-së në sferat e konkurrueshmërisë dhe përfshirjes sociale .

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Valbona Tahiri, ka falënderuar zyrën e BE-së në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme financiare në këtë projekt dhe shumë të tjera që po realizohen në Komunën e Gjilanit.

Drejtoresha Tahiri ka thënë, gjithashtu, se Komuna e Gjilanit do të jetë e gatshme gjithmonë për bashkëfinancimin e projekteve që janë me interes të zhvillimit ekonomik lokal dhe bashkëpunimit ndërkufitar që përkthehet me gjenerimin e vendeve të reja të punës.

E nga ana e saj, menagjerja e projektit për Kosovë, Mediana Bislimi, ka potencuar se projekti ka ecur mjaftë mirë deri në këtë moment.

Ajo ka thënë se gjenerimi i të ardhurave të ndërmarrjeve të reja dhe atyre ndërmarrjeve artizanale kanë qëllim krijimin e strukturave mbështetëse të eksportit për artizanët në zonat ndërkufitare në formë të kooperativave, për mbështetje në projektimin, promovimin dhe shitjen.

Për ndryshe, deri më tani përmes këtij projekti janë mbajtur katër trajnime praktike, pastaj dy trajnime teorike, për të vazhduar sot ka me trajnimin treditor për prodhimin dhe paketimin e artizanatit bazë ekologjik deri te pajisja me mjete të punes për punë dore.

You Might Also Like