Gjilan, 3 qershor 2019 – Komuna e Gjilanit dhe Klubi i Rotarianëve Gjilani, kanë bërë sot shpërndarjen e pakove me lodra për fëmijë në pesë çerdhet publike.
Në cereminë e shpërndarjes, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri e ka falënderuar këtë klub për aksionet dhe solidaritetin e treguar në vazhdimësi.
“Klubi i Rotarianëve Gjilani tashmë është i njohur për misionin dhe solidaritetin e tyre. Bashkëpunimi i Komunës me ta është për t’i dhënë dinamikë dhe mbështetje këtij solidariteti. Ky është njëri prej të programeve të shumta që ne i realizojmë bashkarisht. Ne i kemi edhe programet tjera të përbashkëta e që është mbështetja për zjarrfikësit me pajisje, sikurse edhe bursat për studentët”, theksoi Haziri.
“Unë apeloj tek ata që premtuan në mbrëmjen e fundit “Pak nga ne, shumë pë rata”, që t’i bëjnë realitet këto sepse jemi në prag të shpërndarjes së këtyre mjeteve për studentët”, tha kryetari Haziri.
Në emër të klubit ka folur dr. Lavdrim Devaja, i cili tha se kjo është edhe një dëshmi se projeket e mira mund të realizohen edhe pa mjete financiare, por vetëm me një vullnet dhe organizim të mirë.
“Kësaj radhe janë përzgjedhur të gjitha çerdhet e qytetit për shpërndarjen e pakove me lodra. Meritor për këtë projekt janë edhe mobileria Palma, Logoprint dhe Apek. Qëllimi i rotarianëve është që të përfitojnë qytetarët pa dallim, e në këtë rast shkollarët. Rotarianët promovojnë vlerë në një vend, e në këtë rast po shpërndahet edhe në Gjilan ku ka të shtrirë aktivitetin e saj klubi ynë”, tha Devaja.
Në fund, një falënderim pati edhe drejtoresha e institucionit parashkollor “Dardania”, Shqipe Kastrati Haziri, e cila se “kjo është një mbështetje për ne, për punën tonë në baza ditore. Faleminderit që në cdo hap tuajin e keni si prioritet arsimin, e në këtë rast çerdhen. Me punën tonë, angazhinmin dhe vullnetin e mirë, do të vazhdojmë t’i duam fëmijët, t’i japim shumë kujdes dhe procesin edukativo arsimor ta realizojmë qind për qind”.