Drita e Gjilanit ka udhëtuar drejt Bullgarisë për t’i kryer përgatitjet për edicionin e ri.
Gjilanasit po qëndrojnë në Bansko të Bullgarisë për përgatitje, ku kanë paralajmëruar edhe disa ndeshje miqësore.
Ndeshjen e parë miqësore Drita e zhvilloi ndaj ekipit shqiptar nga Maqedonia, Struga Trim & Lumi dhe e fitoi me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta Sheshi.
Ndërkohë miqësoren e dytë bardhekaltërtit e zhvillojnë sot ndaj Olympiacos Nicoasias.