Futboll

 Në turnin e parë, Drita një ndeshje më shumë si vendase

FC Drita, dy herë kampione e Kosovës në futboll, duket se ka marrë një orar të mirë në turnin e parë të garave, ngase pesë ndeshje do t’i luajë si mysafire e gjashtë të tjera do të jetë vendase. Duhet shtuar se Drita edhe në ballafaqim me Gjilanin në fushë të vet do të jetë mysafire e që i bie se shtatë ndeshje do t’i zhvillojë në Gjilan dhe katër të tjera jashtë qytetit të vet. Ky është orari i plotë i Dritës:

 

Java I: Drita – Ferizaj
Java II: Drita – Flamurtari
Java III: Dukagjini – Drita
Java IV: Drita – Feronikeli
Java V: Llapi – Drita
Java VI: Drita  – Trepça 89
Java VII: Gjilani – Drita
Java VIII: Drita – Vushtrria
Java IX: Drenica – Drita
Java X: Drita – Ballkani
Java XI: Prishtina – Drita

 

You Might Also Like