SPORTI

Gazetarët sportivë që lanë gjurmë në sportin gjilanas: Gani Pireva

Gani PIREVA. U lindi në fshatin Tugjec të komunës së Kamenicës në vitin 1960. Shkollën fillore dhe te mesme e kreu në Gjilan. Studimet i kreu në Fakultetin ekonomik në Prishtinë, derisa studimet e magjistraturës në Universitetin e Tetovës në programin “E Drejta Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”. Përveç Ndërmarrësisë private nga periudha e paraluftës, pas luftës është angazhuar në disa Organizata Ndërkombëtare e së fundi nga viti 2006 në Qendrën Evropiane për Paqe dhe Zhvillim e themeluar nga Universiteti i Paqes i Kombeve të Bashkuara. Me gazetari u angazhua nga viti 2000 fillimisht ne Radio Viktoria – Gjilan si redaktor i deskut Informativ dhe disa emisioneve të tjera, ashtu edhe emisioneve për sport. Nga viti 2003 ishte angazhuar në Radio Dukagjini si gazetar i sportit. Për shume vite ishte Kryetar i klubit të pingpongut “Gjilani”, pastaj edhe në Klubin e Basketbollit “Drita” në cilësinë e drejtorit të marketingut. Ka vrapuar dhjeta herë në gjysmëmaratonen e Prishtinës.

Gjatë angazhimit të tij 14 vjeçar, ka realizuar emisione dhe intervista me interes edhe nga shtetet e ndryshme si Italia, Irlanda, Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria për Radio Dukagjinin.  Jeton dhe vepron në Gjilan.

 

 

You Might Also Like