Gjilan

Vrasjet në Gjilan: Suspendohen katër zyrtarë policorë

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se janë marrë masat e suspendimit ndaj katër zyrtarëve policorë, pasi Inspektorati Policor i Kosovës, pas grumbullimit të informacioneve, në bashkëpunim me hetuesit policor të hetimeve rajonale të PK-së në Gjilan dhe hetimit paraprak në stacionin policor në Gjilan, i kishte rekomanduar suspendimin, Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës.

Me ketë rast, Kolonele Elmina Mahmuti (drejtor rajonal i policisë), ka suspenduar për shtatëdhjetë e dy orë komandantin e stacionit policor, zëvendëskomandantit policor, shefin e operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil- në Gjilan), lidhur me dyshimet me rastin e vrasjes së katërfishtë, respektivisht një vetëvrasjeje”, ka thënë Hashani.

You Might Also Like