Futboll

“Pishina” skaj fushës së futbollit

Ka mjaftuar të bije një shi dhe Stadiumin e Qytetit në Gjilan e ka vërshuar uji. Punimet që po ndodhin në stadium kanë bërë që uji të vërshojë afër fushës. Uji që rridhte nga jashtë stadiumit dhe nga brendia derdhej e mblidhej mu para bankinës, ku zakonisht qëndron ekipi mysafir, kurse edhe hyrja dhe dalja e lojtarëve brenda zhveshtoresh ishte vështirësuar dukshëm.

Drejtues të SC Gjilani, që ishin organizatorë të ndeshjes së fundit, që ekipi i tyre e zhvilloi kundër Feroniklit, kishin ndërtuar një lloj ure, për të kaluar lojtarët nga bankina në fushë dhe anasjelltas.

Një gjendja e tilla ka kohë që është krijuar, kurse gjendja nuk është më e mirë as jashtë Stadiumit të Qytetit, ku ka një kaos në parkimin e automjeteve, ku mbeturinat janë të pranishme gjithkah e bashkë me to edhe dhe që është nxjerrë nga gërryerjet brenda stadiumit, grumbuj bari të kositur e çka jo tjetër, që gjithsesi se jep një pamje të shëmtuar në të hyrë të stadiumit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like