Futboll

Dallku ia lë fajin fushës me baltë

Skuadra e Armend Dallkut ka pësuar me rezultat 2-1 në udhëtim teksa kryetrajneri i kryeqytetasve është ankuar në gjendjen e terrenit në Gjilan.

“Nuk mund të luash në këtë fushë, ku nuk mund të luhet futbolli. Në këtë fushë, vetë, fati përcakton gjithçka, pra nuk mund t’i lësh fajin as lojtarëve tanë, as kundërshtarit”, deklaro Dallku.

Më pas ai foli edhe për garën e titullit kampion, që tashmë është bërë një mision i vështirë për kryeqytetasit.

“Ka shumë ndeshje dhe ne vazhdojmë përpara. Por, shpresojmë të mos luajmë në këtë fushë. Mua nga stoli më vinte keq për lojtarët, jo vetëm të Prishtinës, por edhe të Dritës”, përfundoi Dallku.

Prishtina ka mbetur në pozitën e katërt pas humbjes në Gjilan.

You Might Also Like