Futboll

Intelektualët të pranishëm në stërvitjet e Dritës

Skuadrat e Superligës së Kosovës ditë më parë kanë marrë “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë për t’i filluar përgatitjet.

Të gjitha skuadrat kanë filluar me stërvitje dhe gjithashtu kanë bërë testimet për koronavirus, shkruan Gazeta Sheshi.

Së fundi, tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’, kanë qenë prezent në stërvitjet e skuadrës së tyre të zemrës.

Ata i kanë dhuruar përkrahje futbollistëve në rrugën e tyre që do të bëjnë së bashku me tifozët.

Drita renditet në pozitën e dytë me vetëm një pikë më pak se kryesuesi i Superligës, Ballkani.

Më poshtë e keni fotografinë e skuadrës me tifozët: /Gazeta Sheshi/

You Might Also Like