Viti

Klientët e “Prokreditbank” kërkojnë hapjen e një Bankomati të parave në Pozharan të Vitisë

Një grup punëtorësh të arsimit nga 5 shkolla fillore me paralelet e ndara fizike të fshatrave të komunës së Vitisë ishin sot në korrespodenturën tonë në Viti për të shprehur shqetësime e tyre dhe mllefin lidhur me diskriminimin që siç thonë ata po u bëjnë Bankat komerciale të hapura në Viti e konkretisht për ” Prokredit Bank”. Ata thonë se janë shumë të revoltuar për faktin se kjo bankë nuk po e funksionalizon një Bankomat për tërheqjen e parave të klientëve të saj edhe në fshatin Pozharan, lokalitet ky më i madhi në komunën e Vitisë e në të cilin gravitojnë disa fshatra të kësaj komune.

Këta punëtorë të arsimit por edhe shumë të tjerë punëtorë të bizneseve, të cilët kanë të hapura xhirollogaritë e tyre në Prokereditban, janë të detyruar që për tërheqjen e parave nga xhirollogaritë e tyre/pagat/ janë të detyruar të udhëtojnë në viti rreth 12 kilometra në të dy drejtimet,  ku siç thonë ata po kanë shpenzime shtesë.

Astrit Dragobuzhda, arsimtar i SHF”Halil Alidema” në Pozharan në emër të kolegëve te tij, u shprehë për “Kryelajm” se këta klient në këtë mënyrë maltretohen pa nevojë vetëm e vetëm nga shkaku i “koprracisë” së zyrtarëve të kësaj banke, të cilët nuk e shohin të nevojshme hapjen e një bankomati . Ata përmes një peticioni të nënshkruar nga një numër i madh i punëtorëve nga të gjitha shkollat , disa herë kanë kërkuar nga zyrtarët e kësaj banke që të vendosin një Bankomat të parave , por kot, kërkesat e tyre janë injoruar. Përmes këtij shkrimi kërkojnë edhe një herë nga kompetenet e kësaj banke që të marrin hapa konkrete në të kundërtën thotë Astrit Dragobuzha nëse kërkesat e tyre edhe më tutje injorohen kanë vendosur që kolektivisht më të mos jenë klientë të kësaj banke dhe se do të mbyllin xhirollogaritë e tyre në “Prokreditbank “ . Aziz Zuka

 

You Might Also Like