Futboll

Rama: Gjilanin e respektuam së tepërmi

 

Kryetrajneri i Drenicës, Fadil Rama nuk ka mundur të nxjerr diç më tepër se një humbje me Gjilanin e ai vlerësoi se ekipi I tij e ka respektuar shumë Gjilanin dhe shumë pak ka sulmuar.

“Lojën e filluam me një respekt të tepërt te Gjilani. Gabuam në pjesën e parë dhe pranuam dy gola shumë naiv. U munduam të riktheheshim në pjesën e dytë, por nuk ishim konkret në realizimin e rasteve”, deklaroi Fadil Rama sipas të cilit tri finale të mëdha e presin skuadrën e tij deri në fundin e kampionatit.

“Dy ndeshjet të cilat do t’i kemi në shtëpi do t’i fitojmë, ndërkohë do të tentojmë të nxjerrim rezultat pozitiv ndaj Dritës si mysafir”, përfundoi Rama.

You Might Also Like