Gjilan

Inaugurohet Qendra me Bazë në Komunitet në Zhegër

Gjilan, 4 nëntor 2020 – Është inauguruar Qendra me Bazë në Komunitet për fëmijët e moshës 3-5 vjeç, në shkollën  “Agim Ramadani” në Zhegër, në kuadër të Projektit “Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme.

Drejtoria e Arsimit  në kuadër të bashëpunimit me  organizatën ‘Save the Children International’, përmes  këtij projekti  mëton të kontribuojë në arritjen e synimit që fëmijët  e moshës 3-5 vjeç, të gëzojnë të drejtën e tyre për zhvillimin holistic, duke u mundësuar fëmijëve që të rriten me potencialin e tyre të  plotë.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka uruar fëmijet, stafin dhe komunitetin e fshatit Zheger për hapjen e kësaj qendre si dhe ka falenderuar Save The Children për mbështetjen e vazhdueshme arsimit në komunën e Gjilanit.

You Might Also Like