Gjilan

Haziri: Mësuesin Fetah Hajrullahu do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në arsim

 

Gjilan, 6 nëntor 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Hajrullahu, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Fetah Hajrullahu. Në telegram thuhet:

 

“E nderuara familje Hajrullahu,

 

Me pikëllim të thelle e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit, Fetah Hajrullahu.

 

Mësuesin Fetah do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm për disa dekada në arsim, duke nxjerrë kuadro që sot janë profesionistë të mëdhenj të fushave.

 

Familje e nderuar Hajrullahu, në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

 

Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.

 

You Might Also Like