Sportet me dorë

Drita super e fortë, rikthehet Arjola Prenga

 

 

Klubi i volejbollit Drita nga Gjilani ka rikthyer në radhët e veta lojtaren Arjola Prenga. Kjo lojtare ishte edhe më herët në ekipin e Dritës, kur gjilanaset kishin fituar të gjitha trofetë e çmueshme.

Gjatë kohës sa ajo kishte qenë te Drita, ekipi bardh e kaltër gjithnjë kishte shënuar fitore dhe falë saj dhe lojtareve të tjera, KV Drita riktheu titullin e kampionit pas shumë vitesh, për të mos e lëshuar më atë nga dora.

Kryetrajneri Lorik Ilazi ka thënë se Arjola Prenga është rikthyer për të arritur qëllimin madhor, fitimin e të gjitha titujve.

 

Arjola PRENGA njihet tek të gjithë shikuesit evropianë të volejbollit si Kapitenia e Kombëtares Shqiptare në kohën pikërisht vitin 2018 kur Shqipëria arriti rezultatet më të mira në dekadën e fundit duke arritur vendin e 3-të në CEV Silver League dhe atë Ola ishte zgjedhur edhe lojtarja më e mirë nga CEV për pozitën e vet.

Karriera Oles është shumë e pasur, ku luajti në shumë vende të Evropës si dhe ne USA.

Ajo cka duhet veguar është që gjithmonë kur është në pyetje ekipi Dritës Ola nuk mendon shumë dhe pa hezituar thotë “PO.

Arjola PRENGA – filloi karrierën në ekipin e Dinamos së famshme të Tiranës, duke vazhduar në shumë ekipe të Shqipërisë dhe thuaj se ku gjendej Ola aty në atë ekip ishte titulli.

Vendet nëpër bote ku ka luajtur:

2009 USA, Kent State University

2010 Spanjë, Las Palmas

2011 Francë, T.F.O.C

2013 Norvegji, Stod Volley

2016 Turqi, PolisGucu

Kryelajmi.com

You Might Also Like