Futboll

Feronikli e Gjilani ndajnë pikët

Stinori pranveror ka nisur edhe për Gjilanin, i cili në ndeshjen e parë është takuar me Feroniklin në Drenas. Gjilanasit në këtë ndeshje kanë hyrë pas humbjes turpëruese nga Istogu në garat e Kupës, derisa Feronikli ia ka dalë që të plasohet në raundin tjetër.

Pas disa rasteve të shpërdoruara të ekipit kuq e bardhë nga Gjilani, Feronikli e ka ndëshkuar ekipin mysafir, kur në minutën 20 pas një harkimi nga e djathta, Behar Maliqi nga afërsia ia ka dalë të mposht Koliqin.

Me të pranuar golin, futbollistet e Gjilanit janë sulur për të barazuar, por pa sukses, kështu që pjesëloja e parë u mbyll me rezultat 1:0 për vendasit.

Në pjesëlojën e dytë, kryetrajneri i Gjilanit ka bërë dy zëvendësime, duke futur në fazën e sulmit Qyrbën dhe Bushiqin dhe ekipi më sulmues solli barazimin. Në minutën 51 pas një tollovie para portës së Feroniklit më së miri u gjet Meti Useini, që nga afërsia ia doli të barazojë në 1:1.

Pas golit të shënuar, Gjilani u tërhoq në fushën e vet dhe Feronikli sulmoi më shumë, por pa ia dalë që të shënojë.

You Might Also Like