Futboll

Sokoli: Po na mundojnë lëndimet

Pas ndeshjes, tekniku bardhekuq, Bylbyl Sokoli foli për mikrofonat e “Art Sport”, duke thënë se është ndarë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, porse e kupton faktin që presioni për të arritur te fitorja ndikoi negativisht tek ta.

“Presioni për fitore ishte tek ne, gjë që mendoj se ndikoi jashtëzakonisht negativisht. Në ndeshje si këto mund të humbni, të fitoni ose të barazoni, pra të tre rezultatet janë në lojë. Por, personalisht jam i kënaqur me angazhimin e djemve, kjo është me rëndësi”, deklaroi fillimisht Sokoli.


“Gjithashtu, pashë një ekip që dëshiron rezultatin, elementet e tjera do të vijnë me kohë, ani pse javëve në vijim do të përballemi me mungesa, dy për shkak të kartonëve, dy të tjerë për shkak të lëndimit”
, tha ndër të tjera Sokoli.

You Might Also Like