ARSIMI

U mbajt Olimpiada Matematike e Kosovës 2021!

Më datën 27.02.2021 më të dalluarit e komunave të ndryshme në degën e matematikës të klasave IX, X, XI dhe XII u mblodhën në Prishtinë për t’u testuar edhe një herë në mënyrë që të zgjidhen më të mirët e më të mirëve për të vazhduar në gara jashtë Kosovës. Olimpiada e 13-të Matematike e Kosovës- OMK 2021 u mbajt në hapësirat e Gjimnazit të Specializuar Matematikor në Prishtinë, duke u respektuar masat anti-covid. Më poshtë mund të gjeni detyrat që sfiduan këta të rinjë, të publikuara nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës. Suksese pjesëmarrësve!

Autore: Jona Kallaba, Kledia Mehmeti

You Might Also Like