Një prej ndeshjeve të ditës së sotme në Superligë u luajt në Gjilan, ku Gjilani vendas e priti Drenicën.
Takimi mes skuadrave në fjalë u mbyll pa gola, 0-0 pas 90 minutave.
Raste për shënimi gjatë ndeshjes patën të dyja skuadrat, por rrjetat nuk u prekën dhe skuadrat u detyruan të kënaqen me nga një pikë.
Kjo pikë padyshim që është shumë e vlefshme për Drenicën, e cila tashmë i ka ikur pozitës që dërgon në barazh, të paktën përkohësisht, kurse Gjilani ndodhet i qetë në vendin e katërt.
Xhiron që vjen, Gjilani i shkon Arbërisë, kurse Drenica e pret Ballkanin.