Futboll

Edhe pas  tri vitesh në mëshirën e askujt, ka mbetur stadiumi i futbollit “Ibrahim Kurteshi” në Pozharan

Edhe pas tri vitesh të kaluara, pra sapo kanë kaluar edhe 5 muaj të vitit të katërt e stadium I futbollit në Pozharan ka mbetur si duket në mëshirën e askujt. Është e gërditshme nëse tani futesh në stadium dhe shef vetëm një shtresë të shtruar me rërë e asgjë më shumë.

Punëkryersi apo dikush tjeter nga komuna janë fajtor për këtë gjendje në të cilën gjendet ky stadium I Vllaznisë klub ky me një traditë të gjatë mbi 48 vjet që kur është themeluar. E pikërisht mungesa e stadiumit bëri që Vllaznia të bie nga Superliga në kampionatin 2017/18 sepse të gjitha takimet ishte e obliguar ti luaj jashtë Pozharanit dhe pa praninë e tifozëve të këtij klubi.

E që nga viti 2018 e deri tash në rangun më të ulët në Ligën e parë Vllaznia ishte pa terren futbolli  dhe mezi mbijetonte në këtë ranga garash . E goditjen më të madhe klubi e morri kur iu bë një padrejtësi nga Komuna e ajo ndodhi pikërisht atëherë kur këtij klubi iu nga një donacion nga FFK-ja kur ishte anëtare e Supërligës për ndërtimin e një fushe ndihmëse të futbollit,  por shih çudinë në vend se kjo fushë të ndërtohej në Pozharan në pronësi të klubit, ajo me një vendim të Kuvendit pra me “gishta” të ngritur nga shumica e kuvendarëve u ndërtua në Sadovinë të Jerlive, atje ku nuk ka fare klub futbolli. Edhe përkundër reagimeve të pozharanasve. dhe tifozëve ky vendim nuk u rishqyrtua por fusha u ndërtua në Sadovinë dhe sërish Vllaznia  edhe tani është pa fushë futbolli dhe të gjitha ndeshjet si vendas I zhvillon në Sadovinë!

Para rreth tri  vitesh komuna e Vitisë, konkretisht njeriu I parë I kësaj komune Sokol Haliti, pati premtuar se ky stadium që është më i vjetri në këtë komunë, do të rinovohet dhe do të ketë zhveshtore moderne, tribuna si dhe fushë  me barë sintetik.

Por ky projekt ende nuk u realizua edhe pse ishin paraparë që të  investohen rreth 412. mijë euro mjete këto nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

Ky premtim i gëzoi pa masë qytetarët e këtij lokaliteti duke shpresuar se me në fund KF Vllaznia, një ekip I formuar para 48  viteve I cili ishte një vit edhe në Supërligën e Kosovës në edicionin 2017/18 por, që fatkeqësisht në mungesë të stadiumit të gjitha ndeshjet iu dash t’i zhvilloi si mysafir dhe si pasojë edhe iu desh të bie nga ky rang garash pas një viti

Nga ajo çka u premtua nga komuna aktualisht është përfunduar ndërtimi I zhveshtorës, një mini tribunë me katër rende e ashtuquajtur “Tribina për VIP-a/ si dhe është vënë drenazhi në fushë dhe është mbuluar me rërë duke pritur si duket edhe tepihë sintetike, por punët që nga shtatori I vitit të kaluar kanë ngelur dhe nuk është punuar asgjëje më shumë.

Në interesimin tonë , punëkryeresi  u shpreh se do përfundon punët që I ka obligim por ai arsyetohet se punëdhënësi nuk po I kryen punët e financimit. Kështu që ai fajin ua hedhë komunës dhe Ministrisë.

Vllaznia mori edhe një “goditje” të rëndë pikërisht nga komunarët

 

Ç’ është e vërteta  Vllaznisë iu “grabit” në mënyrë tinzare dhe me  mashtrim, edhe një fushë sportive që i takonte asaj, si projekt I UEFA ku  mjetet e ndara nga ajo   FFK-ja dhe Ministria për kulturë rini dhe sport e Kosovës iu ndau mjete  për ndërtimin e fushave ndihmëse për 12 ekipe të Superligës e ku bënte pjesë edhe Vllaznia.

Por shih absurdin  dhe skandalin dhe padrejtësinë që iu bë Vllaznisë nga institucionet komunale, ata këtë fushë e zhvendosën të ndërtohet në Sadovinë me një vendim manipulues të këshilltarëve komunalë dhe me shumicë votash Kuvendi I manipuluar vendosi që  kjo fushë me pretekst absurd se në Pozharan dhe rrethinë nuk ka hapësira publike për të ndërtuar fushën ndihmese kësaj fushe ndihmese iu ndrrua lokacioni dhe ajo u ndërtua në një fshat të kësaj komune në Sadovinë të Jerlive rreth 12 kilometra larg Pozharanit  e në këtë mënyrë Vllaznia edhe njëherë u goditë rëndë nga komunarët!

 

Fusha ndihmëse e futbollit e dedikuar për skuadër e Vllaznisë vitin e kaluar  u përurua dhe në përurimin e saj ishte organizuar edhe një ceremoni rasti.

E vitin e kaluar pra në korrik të vitit 2020, si duket kryetari Haliti për të përmirësuar padrejtësinë që iu bë Vllaznisë  më grabitjen e Fushës që I takonte asaj dhe ndërtimin  e saj në Sadovinë,  nisi së realizuari një premtim që e pati dhënë po atë vit dhe  ndau mjete  na buxheti komunal për ndërtimin e fushës ndihmëse të Vllaznisë  në Pozharan.

Dhe  punët nisën në muajin Korrik të vitit të kaluar në një hapësirë të  mjaftueshëm  në pronë komunale në Lagjen e Muhaxherve të Pozharanit. Punët në ndërtim të kësaj fushe e cila do të këtë  bari sintetik, shkonin mirë por  moti jo I mirë bëri që ato të ngadalësojnë intensitetin por shpresohet shumë që kjo fushë  të kryhet para fillimit të kampionatit të ri në Ligën e parë të Kosovës. Edhe këtu është punuar mirë, janë ndërtuar zhveshtoret, rrethoja por ka mbetur vendosja e Tepisë sintetike si dhe elementet tjera përcjellëse stazat etj

Për këtë gjendje të mjerueshme në të cilin gjendet stadiumi në Pozharan, kanë treguar dhe  kanë shprehë shqetësimet e tyre pos udhëheqësisë së klubit edhe  Tifo grupi I Vllaznisë “Ultras tigrat” të  cilët tashmë janë duke u përgatit që të organizojnë protestë para komunës së Vitisë  dhe kabinetit të kryetarit dhe thonë se janë shumë të mllefosur se si është e munduar që komuna e Vitisë me në krye Sokol Halitin të  mos i realizon premtimet e dhëna para  rreth 3 vitesh  dhe me kapricinë e tij madje në çdo mënyrë  është duke e dëmtuar klubin pozharanas.

Tifo grupi “Ultras Tigrat”, madje kanë edhe një pyetje dhe kërkojnë përgjigje:  nga I morri  Haliti paratë për ndërtimin e tribunave si dhe për  të shtruar fushën e sporteve të vogla në Beguncë, Gjylekar, Ramjan dhe në disa fshatra tjera me material gome dhe shumë të shtrenjtë  edhe pse këto  fusha shfrytëzohen shumë pak  edhe fushën e sporteve të vogla  në fshatin Gjylekar e ka bërë me tribuna dhe me karrige plastike, kurse Vllaznia po përballet  problem të shumta të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente. Aziz Zuka

You Might Also Like