Kompania prestigjioze dhe mjafte e përgjegjshme “Euro.Comerce” nga Vitia, me pronar Enis Alidema, këto ditë nisi punët përfundimtare në ndërtimin dhe përfundimin e Fushës ndihmese të Vllaznisë së Pozharanit anëtare e Ligës së parë futbollistike të Republikës së Kosovës. Si fituese e tenderit të shpallur nga Komuna e Vitisë që nga mjetet vetanake financiare të komunës të ndërtoj këtë objekt të infrastrukturës sportive, kjo Kompani nga fillimi I muajit gusht të vitit të kaluar kishte nisë punimet ndërtimore për ndërtimin e kësaj fushe më se të nevojshme për Vllazninë e cila që nga viti 2017 ndeshjet si vendase I luan mysafire dhe në këtë mënyrë ishte e hendikepuar sepse nuk e kishte ndihmën e e duhur te simpatizuesve te saj.
Më në fund Vllaznia bëhet edhe me Fushë ndihmëse
Po ngrehë shtat fusha ndihmëse e Vllaznisë në Pozharan
Ditë më parë falë një investimi të premtuar më herët nga kryetari I komunës Sokol Haliti, Komuna e Vitisë me investime vetanake në Pozharan, përkatësisht në Lagjen e Muhaxherve, janë duke vazhduar punët punët ndërtimore në ndërtimin e fushës ndihmëse të futbollit për KF”Vllazninë” e Pozharanit, projekt ky I cili do të jetë identikit sikur ai I Fushës së futbollit në Sadovinë të Jerlive të cilën fushë e ka shfrytëzuar për zhvillimin e ndeshjeve kampionale Vllaznia deri në ndërprerjen e kampionatit shkaku u Pandemisë. Pas sigurimit të mjeteve që kapin një kosto prej rreth 270 mijë euro dhe tenderimit për të përzgjedhur operatorin për kryerjen e punëve punët është duke I zhvilluar Kompania e mirënjohur “Euro comerce” nga Vitia.
Kjo kompani në të gjitha vendet dhe objektet ku ka punuar ka kryer me shumë sukses punët për të cilat është angazhuar. E se është kështu kjo vërehet edhe në fotografinë tonë u shihet se intensiteti I punëve është në vlugun më të madhe sepse vetëm për 10 ditë nga fillimi I punëve kjo ndërmarrje ka arritë që të ta rregulloj trasenë ku është fusha e krahas kësaj ajo ka nisë edhe ndërtimin e objektit të zhveshtoreve I cili po ngrehë shtat shumë shtat.
Duhet të theksohet se krahas me ndërtimin e Fushës ndihmëse është duke u punuar edhe në rivitalizimin e Stadiumit” Ibrahim Kurteshi” në Pozharan, punët e të cilit janë zhagit për afër tre vjet në mungesë të mjeteve financiare pa ndonjë arsye nga investitori Ministria e Kulturës dhe Sportit. Edhe këtu operatori “”Art Projekt”” është duke ke punuar me intensitet të shtuar dhe tashmë janë në përfundim punët e drenazhit të fushës ku do të vendoset bari sintetik dhe nëse punët shkojnë për së mbari do të ndërtohen edhe tribunat për rreth 2 mijë shikues dhe sipas premtimit që ka dhënë punëkryersi, Reshat Kamberi, Vllaznia kampionatin e ri do ta nisë në këtë stadium.
Ky është një lajm shumë I mirë jo vetëm për fansat e Vllaznisë Tifo grupin Tigrat e zi por edhe për sportdashësit e tjerë, sepse tash e tri vjet, Vllaznia asnjë ndeshje nuk e ka zhvilluar në stadiumin e vet, por që nga kampionati 2017/2018, kur kjo skuadër arriti suksesin më të madhe që nga themelimi para 47 viteve, duke u kyqur në Superligën e Kosovës. Por fansat e Vllaznisë dhe qytetarët nuk arritën që së paku një ndeshje të përcjellin në këtë fushë pasi të gjitha ndeshjet u zhvilluan si mysafir në fushat e ndryshme si në Gjilan dhe Ferizaj. Aziz Zuka